WhatsApp konfirmon se fillon paraqitjen e reklamave prej 2020-s

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse WhatsApp ekziston prej vitesh dhe Facebook për këtë platformë kishte paguar madje 16 miliardë dollarë, kjo kompani ende nuk ka zgjedhur një mënyrë se si të fitojë para nga ky aplikacion. Më parë mendohej që ky aplikacion të shitej për një shumë të caktuar, dhe më pas u sugjerua që do të bëhet me sistem parapagimi, por në fund mbeti krejtësisht pa pagesë për shfrytëzim, përcjell Ubergizmo.

Mirëpo, vitin e kaluar Facebook bëri të ditur që do të implementojë reklamat në këtë lokacion dhe tani WhatsApp ka konfirmuar që ato do të fillojnë të paraqiten gjatë vitit 2020, shkruan KOHA Ditore.

Image

Është konfirmuar edhe që këto reklama do të paraqiten vetëm në statuset e WhatsApp, ngjashëm sikurse që reklamat e Instagramit paraqiten mes përmbajtjeve Stories. Lajmi i mirë është që nëse nuk e shfrytëzoni tepër shumë funksionin WhatsApp Status, implementimi i reklamave nuk do t’ju pengojë shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme