Ekonomia Online
FUNDIT

William Walker viziton Partinë Socialdemokrate

William Walker viziton Partinë Socialdemokrate

Partinë Socialdemokrate ka njoftuar se sot është vizituar nga ambasadori William Walker. Kjo parti ka shkruar se ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë. “Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më” thuhet […]

Partinë Socialdemokrate ka njoftuar se sot është vizituar nga ambasadori William Walker.

Kjo parti ka shkruar se ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë.

“Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më” thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Përkundër luftës, paqja, përkundër tmerrit, perspektiva. Ky ishte vizioni që përfaqësonte Ambasadori William Walker. Këtë nevojë kemi edhe sot, në rrethanën politike qe ndodhemi.

Ambasadori Walker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë. Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më.

Të nderuar me vizitën e tij në Partinë Socialdemokrate.

Të ngjashme