Miku i Kosovës, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i cili po qëndron në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot ka vizituar Brigadën e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Tahir Ahmeti njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).
“Ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan Ëilliam Ëalker, mikun e madh të shiptarëve. Bashkë me Komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, Kryetarin e sindikatës së pavarur të Zjarrfikësve Shpëtues, Muharrem Beka dhe me zjarrfikësit e kësaj brigade, bashkëbiseduam me ambasadorin Walker për të arriturat, problemet dhe sfidat e këtijë shërbimi të sigurisë në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit dhe përkrahjes së ambasadorit për këtë shërbim”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
William Walker me rastin e shënimit të 11 vjetorit të shtetësisë së Kosovës të dielën morri pjesë në përurimin e Palestrës Sportive në Shtime.