Willian ka pranuar se donte të largohej nga Arsenali pas vetëm tre muajsh, sepse “nuk ishte i lumtur” në veri të Londrës.
Arsenali nënshkruajti me Willian në një transferim të lirë pas largimit të tij nga Chelsea në verën e vitit 2020, duke e lidhur atë me një kontratë trevjeçare, shkruan Goal.
Megjithatë, braziliani kërkoi ta shkurtonte atë marrëveshje në gusht përpara se t’i bashkohej klubit të fëmijërisë Corinthians.
Willian tani ka folur për largimin e tij, duke i thënë kanalit FIVE të Rio Ferdinand në YouTube: “Nuk isha i lumtur, kjo është arsyeja pse nuk performova. Nuk dua të hyj në detaje, por nuk isha i lumtur.
“Kështu që kur mbërrita atje isha i lumtur, që në fillim isha i motivuar, doja të bëja mirë, klub i ri, shokë të rinj, projekte të reja.
“Pas tre muajsh, i thashë agjentit tim ‘të lutem, dua të shkoj’. Nuk dua të flas keq për klubin sepse ka një histori të madhe në futboll, por nuk funksionoi, ishte sigurisht periudha më e vështirë e karrierës sime”.