Xani: Nëse Serbia e pranon Marrëveshjen, kjo është njohje praktike – Serbia nuk ka pritur që Kurti do të pajtohet të nënshkruajë

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 08:20 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nëse shteti i Serbisë do ta pranojë marrëveshjen evropiane, e cila do t’i rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo do të jetë një njohje praktike e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb. Kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve politike Visar Xani, për Ekonomia Online.

Teksa ka folur për takimin e të hënës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Xani e konsideron si një prej takimeve më të rëndësishme që nga fillimi i procesit të dialogut.

Xani i cili ka qenë këshilltar i ish-zëvendëkryeministres Edita Tahiri, e cila ka udhëhequr dialogun, tha Kosova ka dërguar sinjale të qarta me  gatishmërinë që ka shprehur për ta nënshkruar marrëveshjen.

Sipas tij, palë jokonstruktive në këtë proces ishte Serbia, pasi thotë se pala serbe nuk e ka pritur që Kosova do ta pranojë këtë marrëveshje.

“Ishte prej takimeve më të rëndësishme prej kur ka filluar procesi i dialogimit. Ishte një takim që shpesh herë u dukej që ka thellësisht paqartësi por me raste duket që ka një përafrim ka një lloj dakordimi dhe sinjali i mirë për Kosovën ishte qe Kosova kishte shprehur gatishmëri që të nënshkruaj këtë marrëveshje. Me gjasë pala serbe ka pritur që Kosova të kundërshtoj dhe sikur u zu e pa përgatitur dhe të njëjtën mënyrë nuk ishte që të pranoj këtë marrëveshje. Unë konsideroj që një marrëveshje e sa më e shpejtë që të arrihet në Bruksel është rezultat më i mirë për Kosovën, për shkak se shumë zhvillime që kanë ndodhur në rajon dhe përgjithësi në botë, por mbetët të shihet, nëse Serbia vërtet e ka seriozisht që të pranoj këtë marrëveshje”, thotë ai.

Ai u shpreh se kjo marrëveshje do ta qartësoj rrugën e Kosovës sa i përket integrimeve euroatlantike, teksa besoj se do ta forcoj sovranitetin e saj.

“Kjo marrëveshje ndoshta do ta qartësoj rrugën e Kosovës sa i përket integrimeve euroatlantike, do të forcoj sovranitetin dhe shtetësinë, dhe në një farë mënyre ishte një njohje praktike e pavarësisë nga ana  e Serbisë nëse pranohet nga Serbia kjo marrëveshje. I bie që kemi dëshmitare 27 shtete të tjera të cilat janë në njëfarë mënyre garantues të kësaj marrëveshje dhe njohje praktike të kësaj pavarësie. Këtu konsideroj që është rezultati kryesorë i Kosovës dhe e bënë këtë marrëveshje të mirë për Kosovën”, tha Xani për EO.

Të ngjashme