Katalonia po e kërkon pavarësimin nga Spanja.
Katalonia është duke bërë çmos që të pavarësohet nga Spanja, ku kishte organizuar edhe memorandum.
Tani, katalunasit janë duke organizuar edhe miqësore në futboll, e që do të përballen me Venezuelën, përcjell lajmi.net.
Gerard Lopez, së bashku me trajnerin katalonas, Sergio Gonzalez kanë bërë një listë prej 20 lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje.
Ndeshja në mes të Katalonisë dhe Venezuelës do të zhvillohet më 25 mars në Montilivi (Girona), ku do të jenë prezent disa emra të njohur.
Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Katalonia, ku prezent do të jenë, Gerard Pique dhe Xavi Hernandez:
Mbrojtësit: Martin Montoya (Brighton), Gerard Pique (Barcelona), Marc Bartra (Betis), Aleix Vidal (Seville), Didac Vila (Espanyol), Marc Cucurella (Eibar) dhe Muniesa (Girona).
Mesfushorët: Victor Sanchez (Espanyol), Xavi Hernandez, Pere Pons (Girona), Oscar Melendo (Espanyol), Joan Jordan (Eibar), Alex Granell (Girona), Oriol Romeu (Southampton), Aleix Garcia (Girona).
Sulmuesit: Sergio García (Espanyol), Bojan Krkic (Stoke City), Marc Cardona (Eibar).