Në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, është funksionalizuar laboratori për kryerjen e analizave i cili do të jetë 24 orë në shërbim për raste emergjente, kështu ka thënë kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare Xhafer Gashi.
Postimi i plotë:
Ky laborator, është i pajisur me analizator hematologjik dhe do punojë 24 orë duke i përfshirë edhe ditët e vikendit. Edhe një dëshmi tjetër, e përkushtimit dhe punës sonë për ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Obiliqit. #Bashkë për shëndetësi! Xhafer Gashi