Kryetari aktual Obiliqit dhe kandidat i pavarur edhe për një mandat, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin, Ibush Mjekiqi, inspektuan punimet që po realizohen në asfaltimin e urës në fshatin Graboc, e cila është dëmtuar si rezultat i vërshimeve gjatë muajve të kaluar.
Gashi tha se përkushtimi i tyre në realizimin e projekteve të rëndësisë së veçantë është mjaft e rëndësishme për qytetarë.
Postimi i plotë:
Bashkë me Nënkryetarin, Ibush Mjekiqi, inspektuam punimet që po realizohen në asfaltimin e urës në fshatin Graboc, e cila është dëmtuar si rezultat i vërshimeve gjatë muajve të kaluar.
Përkushtimi ynë është i pandalshëm, në realizimin e projekteve të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë.
Vazhdojmë #bashkë!
Xhafer Gashi