Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi, ka publikuar një postim ku ka folur për punën e tij dhe zhvillimet në komunën e Obiliqit, duke theksuar se rezultatet janë dëshmia kryesore e angazhimit të tij.
“Kur punon e lenë vepra është lehtë të flasësh sepse puna flet vet”, ka shkruar Gashi.
Ai ka përmendur projektet e realizuara gjatë mandatit të tij, duke thënë se ato janë bërë në bashkëpunim me qytetarët.
“Kemi punuar bashkë me ju qytetarët e mi prandaj sot edhe i gëzojmë bashkë si sheshet, monumentet e heronjve dhe dëshmorëve ashtu që fëmijët tanë dhe brezat pas tyre ta njohin dhe respektojnē historinë e lavdishme të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ai.
Gashi ka kërkuar mbështetje edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për zhvillimin e vendit.
“Po, edhe si kryetar kam qenë fjalëpak e punë shumë, premtime pak e realizim të tyre shumë më shumë, prandaj BASHKOHU me 7 qershor sepse duke u bashkuar do ta zhvillojmë vendin tonë e zëri ynë do të dëgjohet në Kuvend”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se kritikat dhe propaganda nuk e zbehin zhvillimin e Obiliqit.
“Asnjë propagandë nuk e zbeh më ndriçimin e OBILIQIT”, ka shkruar Gashi.