Xhafer Tahiri konfirmon qëndrimin në krye të LDK-së së Vushtrrisë: Fitore bashkë me presidenten Vjosa Osmani

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Tahiri ka konfirmuar qëndrimin në krye të degës së LDK-së në Vushtrri.

Ai ka thënë se kjo me qëllim fitoren në zgjedhjet  e 7 qershorit bashkë me presidenten Vjosa Osmani.

“Në respekt të plotë ndaj strukturave të Degës dhe vullnetit të anëtarësisë, kam vendosur të vazhdoj angazhimin tim në krye të Degës së LDK-së në Vushtrri, me një qëllim të vetëm: fitoren në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Dorëheqja ime nuk ka qenë ikje nga përgjegjësia, por reflektim. Ndërsa sot, ky vendim për të vazhduar është përgjigje ndaj një kërkese të qartë politike: unitet, mobilizim dhe rezultat”.

“E djathta e patriotët po bashkohen, sepse ndryshimi është i domosdoshëm e Vushtrria do të jetë pjesë e këtij ndryshimi. Unë besoj në bashkëpunim, në respekt institucional dhe në një qasje që e vendos interesin e përgjithshëm mbi çdo interes personal apo grupor. Koha e ndarjeve mori fund. Koha e fitores ka ardhur”, ka thënë Tahiri.

Xhafer Tahiri kishte bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin për Vushtrrinë vitin e kaluar, ku LVV garonte kundër PDK-së.

Por, koalicioni nuk i ishte kumtuar kryesisë së LDK-së  e as kryetarit Lumir Abdixhiku. Më pas kishte dhënë dorëheqje.

Më 5 maj Lumir Abdixhiku deklaroi para gazetarëve se ka refuzuar dorëheqjen e Xhafer Tahirit. 

Të ngjashme