Xhaferi: Së shpejti zyrtarizohet shqipja, imediate edhe regjistrimi i popullsisë

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 11:01 | Nga

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një interviste për arbresh.info thotë se zyrtarizimi i shqipes së shpejti do të marrë edhe mbështetjen e Kuvendit të Maqedonisë, përkundër pakënaqësive të opozitës. Ai thotë se cështjë imediate është edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni.

“Ka nevojë për përmirësim të asaj çka janë qasja për regjistrim, përfshirja për regjistrim, dhe rezultatet e fundit të jenë të pranueshme për të gjithë,” deklaron Xhaferi.

Në këtë interviste ai tregon se cilat do të jenë efektet e para apo të menjëhershme të projektligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe në një periudhë më të gjatë kohore çfarë do të ndodhë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ai sqaron se pas miratimit a ka gjasë të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, dhe çfarë ndodhë nëse vlerësohet se pjesë të projektligjit janë anti-kushtetuese.

Pas kësaj, ai tregon edhe agjendën legjislative të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

Beson se vitin e ardhshëm Maqedonia do të jetë anëtarja e 30 në Aleancën Veriatlantike.

Flet hapur për raportet me parlamentet në Prishtinë dhe Tiranë.

Tashmë është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe jamë formuar institucionet, kryetari Xhaferi tregon se ka ftuar homologun kosovar, Kadri Veseli, për vizitë.

Për të gjitha këto me poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme