Një tifoz i quajtur, Jack Robinson, udhëtoi nga Amerika për ta ndjekur nga afër skuadrën e tij, Arsenalin, në ndeshjen kundër Wolvesit e cila u parapa të luhej të martën (nesër).
Megjithatë, për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 në skuadrën e Wolvesit, ndeshja u shty për një datë tjetër e cila do të vendoset më vonë, përcjell Demokracia.com.
Për historinë e tifozit që udhëtoi kot nga Amerika, mori vesh edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka i cili bëri veprim shembullor.
Granit Xhaka e ka ftuar si mysafir tifozin, Robinson për ndeshjen e fundjavës kundër Manchester Cityt e cila luhet në “Emirates Stadium”.
“Përshëndetje Jack. U ktheva në shtëpi nga ndeshja dhe e pash postimin tënd në Twitter se t’i dhe bashkëshortja jote po udhëtonit nga Amerika për të shikuar ndeshjen tonë kundër Wolverhamptonit. E shoh se je zhgënjyer që ndeshja u anulua, pasi ke pritur kohë të gjatë për të na shikuar nga afër. Nëse je ende në Londër më 1 janar, do të doja të ftoja për ndeshjen Arsenal – Manchester City si mysafir i imi për të falënderuar për përkushtimin tënd ndaj Arsenalit. A do të ishte mirë për ty?”, i ka thënë Xhaka tifozit.