Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka ngelur tejet i mllefosur me përpjekjet e bashkëlojtarëve të tij tek Arsenali në përballjen me Liverpoolin në Premier Ligë.
Reprezentuesi i Zvicrës raportohet se u kishte bërtitur bashkëlojtarëve gjatë festës së golit të Alexandre Lacazettet pasi “Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi. Më pas deri në fund të pjesës së parë, Liverpooli arriti të përmbyste rezultatin.
“BeIN Sports” raporton se gjatë festimeve u kishte bërtitur me zë të lartë lojtarëve se “ne po frikësohemi” duke kritikuar bashkëlojtarët se po i japin shumë hapësirë lojtarëve të kampionit.
Xhaka kishte nisur ndeshjen në mesfushë bashkë me Mohamed Elnenyn, por ai u largua në minutën e 60-të për t’i lënë vend Dani Ceballosit.
Liverpooli në Anfield fitoi ndaj ekipit të Artetës me rezultat 3:1.