Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë, Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta

Prishtinë | 09 Sht 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhakën e pret një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës të shtunën mbrëma teksa mesfushori do të zbresë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri për të sfiduar me fanellën e Zvicrës, Kosovën.

Në një prononcim për SuperSport, Xhaka theksoi se për të nuk është aspak e lehtë të luajë kundër vendit të tij ndërsa shtoi se ai kombësinë shqiptare nuk e ka mohuar kurrë.

“Hera e parë kundër Kosovës në Prishtinë nuk krahasohet me miqësoren, jemi përgatitur mirë. Një ndeshje mjaft e veçantë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Shpresoj që tifozët të më presin mirë, shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë ne për shqiptarët, kurrë nuk e mohojmë që jemi shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme