Ky vend njihet si “xhakuzi i vdekjes” dhe është një nga vendet më të vjetra në planet, transmeton koha.net.
Hulumtuesit fillimisht e zbuluan këtë pishinë masive në vitin 2014 në detin Golf në Meksikë duke përdorur një robot nën ujor.
Tani ata janë rikthyer për të krijuar një hartë me rezolucion të lartë të kësaj zone, dhe thonë se mund jetë çelësi për zbulimin e jetës në planetët tjerë.
“Kjo është një nga gjërat më fantastike në detin e thellë” thotë njëri nga hulumtuesit, Erik Cordes.
“Xhakuzi i vdekjes” është shumë metra në thellësi të detit, përmban shumë kripë dhe mbyt pothuajse çdo gjë që hyn në të.
Deri në tre metra në thellësi ai ka kripë në përmasa të mëdha ndërsa ka temperaturën 7.8 gradë celsius, që është shumë e lartë për në thellësi të oqeanit.
Ndërsa balta në hidrokarburet e lëngta ka temperaturën 19 gradë celsius.
Deri tani hulumtuesit kanë arritur që të futen deri në 19 metra thellë në pishinën nën oqean, por kurrë nuk e kanë arritur fundin.
Analizat paraprake kanë konfirmuar se pishina e ‘pa fund’ ka shumë metan në të, ndërsa shpresojnë që të kthehen prapë për të krijuar një hartë 3 dimension-ale.