“Xhamia do të ketë dyqane, bibliotekë, parking e sallë konferencash”

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 13:30 | Nga

Projekti i përzgjedhur për ndërtimin e xhamisë në Dardani në Prishtinë është përshkruar si madhështor nga zyrtarë të BIK-ut, njëkohësisht si xhamia më e madhe në Ballkan.

Arkitekti i BIK-ut, Esat Ramadani, ka treguar në detaje projektin për këtë xhami, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Prishtinës.

“Kjo xhami do të ketë garsoniera të vogla imam, sallë konferencash, klasa për lexime, parking dhe bibliotekë, të shfrytëzueshme për qytetarët. 75% e këtij ndërtimi do të jetë nën dhe, si dhe kjo xhami do të jetë e pajisur me 200 rubinete uji” ka thënë Ramadani.

Tutje Esat Ramadani ka bërë të ditur që në këtë xhami do të ketë edhe dyqane.

Të ngjashme