Banorët e Mitrovicës kanë dalur kundër ndërtimit të një xhamie në këtë qytet, por pavarësisht këtyre, kryetari Agim Bahiri, ka thënë se ajo do të ndërtohet.
Por, pavarësisht pakënaqësive, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që xhamia të ndërtohet.
“Pas takimit me qytetarë dhe kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, kam marrë vendim që nesër në ora 11:00 të vihet gurthelemi i ndërtimit të xhamisë në Shupkovc. Ky është një vendim i pakthyeshëm sepse përveç BIK-ut, për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit kanë bërë kërkesë edhe qytetarët.
Me gjithë respektin për të gjithë ata që kundërshtojnë, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta anuloj vendimin për ndërtimin e xhamisë.
Ashtu siç e kam përkrahur gjithëherë, edhe kësaj radhe e përkrahu dhe vlerësoj kërkesën e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë në Shupkovc.
Nuk do të lejoj që askush të pengoj ndërtimin e kësaj xhamie, sepse ajo është një objekt i shenjtë” shkruan Bahtiri në njoftim.