Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit, ka mohuar te këtë marr ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale, ashtu siç është raportuar nëpër disa media online.
Haliti në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se është nënjë konferencë në Berlin dhe se asgjë nuk ka marrë.
“Unë jam në Berlin ku po marr pjesë për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën. Ku e ditën ata, a kam marr ftesë, a jo? Unë ende s’kam marrë asgjë. Po ju them jam në Berlin. Nuk e di kush e ka publiku se kam marr ftesë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se deri tash nga Gjykata Speciale janë ftuar edhe shumë figura politike në vend si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Ramiz Lladrovci, Jakup Krasniqi, si dhe ish luftëtarë të tjerë të UÇK-së.