Xhensila Myrtezaj: I vuaj komentet negative ndaj meje

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Xhensila Myrtezaj i vuan ende komentet negative ndaj saj, edhe pse u bë një kohë e gjatë që ajo është në treg. Mesa duket vitet nuk e kanë ndryshuar.

Në një rrëfim në “A live night”, Xhensila tregoi se do të donte që të ishte treguar më e fortë kur ishte në nisje të karrierës së saj dhe të mos dëgjonte përreth.

Ajo tha se këto mësime ia jep Ajkës sot, të cilës i thotë të dojë veten dhe të ndihet perfekte.

“Nëse do kisha Xhensilën e vogël sot, për të bërë atë hapin drejt muzikës, do t’i thosha që bëhu pak më e fortë, se tashmë është krijuar karakteri dhe është vonë që të ndryshojë. Vazhdo rrugën që zoti ka ndritur për ty, pa dëgjuar se çfarë bëhet përreth. Unë këtë gjë e vuaj shumë.

Nëse do kisha qenë natyrë pak më e fortë, besoj do isha shumë më e qetë. Kjo është e vetmja gjë që do ja thosha Xhensilës së vogël, por ia them Ajkës gjithmonë. Duhet ta duash shumë veten, asnjë nuk është perfekt, por duhet të ndihesh perfekte. Në një mënyrë të thjeshtë i them duaje veten”, tha Xhensila Myrtezaj.

Të ngjashme