Xhirohet filmi biografik për “Sex Pistols”

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Filmi biografik për karrierën e ikonave muzikore të viteve ‘70 të shekullit të kaluar “Sex Pistols” tashmë është në përgatitje, dhe është nxitur nga suksesi i jashtëzakonshëm që e ka arritur filmi biografik për bendin “Queen” – “Bohemian Rhapsody”, thuhet në Rock And Roll Garage. Kompania britanike e produksionit “Starlight Films” ka 18 muaj që po punon në filmin rreth një prej punk bendeve më me ndikim në Britani.

Produksioni së shpejti fillon me përzgjedhjen e aktorëve, ndërsa në qendër të ngjarjes do të jetë menaxheri i ndjerë i bendit Malcolm McLaren dhe dizenjatorja e famshme e modës Vivienne Westwood, të cilën gjatë viteve ’70 në lagjen “Chelsea” të Londrës e menaxhonin një butik i cili e kishte një ndikim të madh në skenën britanike të punkut.

Image

Regjisorja e filmit Ayesha Plunkett tha për “The Daily Star” se ishin të impresionuar me numrin e biletave të shitura për Bohemian Rhapsody, duke thënë se kjo vetëm tregon se ekziston një etje e madhe e audiencës për këta filma, shkruan KOHA Ditore.

“Sex Pistols” u formuan në Londër në vitin 1975.. Edhe pse fillimisht zgjatën vetëm dy vjet e gjysmë dhe i prodhuan vetëm katër single dhe një album – “Never Mind the Bollocks, Here’s the Sex Pistols’, me Ramones dhe Clash konsiderohen bendet më me ndikim të skenës punk në Britani të Madhe.

Të ngjashme