Xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll e vendos fatin e skuadrave në fund të tabelës

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vikendit që lamë pas është zhvilluar dhe përmbyllur xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës te meshkujt, e cila kaloi pa rezultate befasuese, me skuadrat favorite që vazhduan serinë e fitoreve.

Trepça triumfoi në palestrën “Mizahir Isma” ndaj Rahoveci, duke konfirmuar formën e mirë, ndërsa edhe Bashkimi doli fitues në derbin e xhiros përballë Peja. Këto dy skuadra tashmë kanë siguruar dy pozitat e para në tabelë, duke e nisur fazën “play-off” direkt nga gjysmëfinalja.

Në garën për renditje, Golden Eagle Ylli arriti fitore të rëndësishme ndaj Borës, duke marrë vendin e katërt dhe duke mbajtur hapin me Pejën, ndërkohë që Bora e ka të siguruar pozitën e tretë.

Fitore shumë të vlefshme regjistroi edhe Vëllaznimi, që triumfoi në udhëtim ndaj Prishtina, duke ua vështirësuar kryeqytetasve luftën për vendin e gjashtë dhe njëkohësisht duke u futur fuqishëm në garë për mbijetesë.

Në anën tjetër, humbja ndaj Trepçës e ka rikthyer Rahoveci në pozitë të vështirë, pasi sipas përllogaritjeve zyrtare ndodhet në fund të tabelës dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.

Të ngjashme