Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot do të mbahet hytbe e cila do t’i kushtohet kujdesit në trafik.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se kjo veprimtari e saj është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik.
“Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Klan Kosova.
Të premten e javës së shkuar në xhamitë anembanë Kosovës është dhënë një mesazh i njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim.