Xi dhe Putin konfirmojnë pjesëmarrjen në Samitin e G20 në Indonezi

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të marrin pjesë në samitin e Grupit G20 në Bali në nëntor, ka thënë presidenti indonezian, Joko Widodo.

Andi Widjajanto, ish-sekretar i kabinetit dhe këshilltar jozyrtar i presidentit Joko Widodo, i cili njihetsi Jokowi, i tha Reuters se të dy udhëheqësit do t’i bashkohen samitit.

Ndryshe ky është konfirmimi i parë që të dy liderët do të marrin pjesë në samit.

Ky do të jetë samiti i parë global që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe tensionet e rritura mbi Tajvanin.

Të ngjashme