Yagcilar: Është finalizuar kërkesa për këstin e parë nga kontrata për Reformën e Administratës Publike

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 15:33 | Nga

Pas një procesi gjithëpërfshirës të konsultimeve dhe kontributeve nga Zyra e Kryeministrit si dhe Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Administratës Publike ka finalizuar kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milionë euro nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformëne  Administratës publike e cila është nënshkruar midis Kosovës dhe Komisionit Evropian vitin e kaluar, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie nga kjo ministri, kërkesa e finalizuar i është dorëzuar zyrtarisht sot, Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për ta deponuar tek Komisioni Evropian.

Ministri Yagcilar deklaroi se me miratimin e Projektligjit për Pagat, Projektligjit për Zyrtarët Publik si dhe Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, si dhe me ndërmarrjen e hapave të parë drejt zbatimit të procesit të racionalizimit të agjencive të pavarura, Kosova, ka plotësuar kushtet kryesore për të dorëzuar Komisionit Evropian kërkesën për këstin e parë prej 5.5 milionë euro nga Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformën e Administratës Publike.

“Ministri Yagcilar tha se nënshkrimi dhe fillimit i zbatimit të Kontratës për Reformën Sektoriale për Reformën e  Administratës Publike shënon njëarritje të rëndësishme për procesin e reformës së administratës publike si dhe avancon marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së në fushën e administratës publike. Kjo kontratëështëtregues iarritjeve të Kosovës dhe besimit që Komisioni Evropian ka në kapacitetet e Qeverisë sëKosovës për të menaxhuar një kontratë të tillë”, thuhet në komunikatë.

Kontrata për Reformën Sektoriale për Reformëne Administratës Publike është një instrument i ri që përdor Komisioni Evropian për të nxitur dhe mbështetur reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shuma e përgjithshme e kontratës është 25 milionë euro, ndërsa Kosova mund të përfitojë çdo vit deri në 5.5 milionë euro nëse arrin t’i plotësojë kushtet e dakorduara përmes kontratës.

Buxheti përkatës disbursohet drejtpërdrejt në thesarin kombëtar të Kosovës duke i mundësuar Qeverisë burime të reja financiare për të financuar reformat dhe politika zhvillimore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme