Hoti: Reduktimi në administratë, rritë efikasitetin dhe kursen paranë publike

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 10:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i reformës së Administratës Publike ka rol kryesor në Qeveri. Ai ka thënë se me reduktimin në administratë rritët efikasiteti dhe kursehen paratë publike, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Hoti i ka bërë në tryezën “Reforma e administratës publike: “Shtytja e saj përpara”.

“Një proces i nisur para dy qeverive, tani ka këtë rol kryesore brenda Qeverisë së Kosovës.

“Javën që shkoj ne kemi miratuar dokumentin për reduktimin e barrës administrative”.

“Vlerësimet që i kemi prezantuar se reduktimi i barrës administrative dhe rritja e efikasitet të institucioneve do të na mundëson që të kursejmë paranë publike dhe të rrit GDP-in, por më e rëndësishmja është që të rritet llogaridhënia e institucioneve. Është e rëndësishme që nisim me zvogëlimin e agjencive”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se nuk mund të ketë reformë të suksesshme pa dhimbje. Ai ka thënë se ky program ka për qëllim të shërbejë në realizmin e përfitimeve që kanë qytetarët.

“Konstatimi im i parë është që kurrë nuk do të ketë reformë të suksesshme që nuk prodhon dhimbje. Ne kemi marr disa tema të cilat mendoj se janë të rëndësishme të potencohen këtu. Ku program ka për qëllim të shërbejë në realizimin e përfitimeve që kanë qytetarët suke zvogëluar për 30% barrën administrative. Ne e kemi përfunduar ligjin për qeveri dhe e kemi dërguar të komisioni i Venedikut”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme , Agim Veliu e ka shtuar se e kanë në prioritet implementimin e reformës së Administratës Publike.

“Ne i kemi vënë vetes prioritet implementimin e reformës së Administratës Publike sipas parimeve të përcaktuara. Baza ligjore për zyrtarë publik ndryshon metodologjinë e rekrutimin në shërbimin civil. Ligji për administratën shtetërore vendos standardet e organizimit të mirëfilltë dhe llogaridhënës së administratës shtetërore. Zbatimi efektiv i pakos ligjore për reformën në administratën publike është prioritet i Qeverisë së Kosovës”.

Të ngjashme