Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot priti në takim shfën e sapo emëruar të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.
Fillimisht, Ministri Yagcilar e uroi Richardson në detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, po ashtu enjoftoi Richardson me punën dhe objektivat e Ministrisë së Administratës Publike.
Gjatë këtij takimi ministri Yagcilar, foli për ecurinë e procesit të reformimit të administratës publike në Kosovë, me theks të vecantë pakon ligjore ku bëjnë pjesë: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.
Ministri Yagcilar përgëzoi rolin e UNDP-së në Kosovë, dhe ai tha se partneriteti i shkëlqyer me UNDP-në shpresojmë që do të thellohet më tutje.
Udheqja e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, bashkëpunimin dhepunën e deritanishëm me Ministrinë e Administratës Publike e vlersoi lartë, ndërsa konfrimoi mbështetjën edhe në të ardhmën.
Konstatim i përbashkët ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së.