Yll Limani ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë.
Këngëtari u shfaq zemërthyer në rrjetet sociale, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës mikut të tij i cili vdiq sot.
Ylli dedikimin e ka shoqëruar me një foto të të ndjerit në profilin e tij të “Instagramit”.
Këngëtari është shprehur se nuk i besohet lajmi i hidhur, dhe u shpreh i bindur se do takohen sërish në jetën e përtejme dhe se nuk do ta harroj kurrë.
“S’po m’besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di që prapë kena mu pa, me kesh, me nejt, me bo hajgare, edhe unë me t’nguc për shijet e tua muzikore. Gjithë ki me u mbajt në mend si njeriu që ka bo dritë n’çdo dhomë që ka hy… Rronay, shoku jonë, you will forever be missed.”, ka shkruar Ylli.