Ylli Limani është emër shumë i dashur për publikun.
Nuk ka shumë kohë prej kur këngëtari ka lansuar projektin e tij të fundit , mirëpo siç duket Limani ka këngë të shumta në sirtar.
Në llogarinë e tij një Instagram, ai ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës që është e zhanrit baladë duke ja shtuar edhe disa vargje mbi video.
Ndonëse duket një baladë e bukur dhe e cila do të mirëpritej nga publiku, Ylli nuk e ka ndërmend ta publikoj atë.
Të paktën kështu ka lënë të nënkuptoj vetë këngëtari në mbishkrimin e videos.
“Po t’lutna ma mire t’bjen me shku sa nuk o vone,
Ma mire njeki andrrat tua, lej kujtimet mu harrom,
Harroje krejt dashnine qe dikur une ta dhashe,
E noshta me naj jete tjeter mujna na dy me kon bashke… #songillneverrelease #harrom”, shkruan Ylli.
https://www.instagram.com/p/BjA75_Ehre-/?utm_source=ig_embed