Ivan Rakitic këmbëngul se Barcelona duhet të shpallet kampione e La Ligës, nëse sezoni 2019/20 nuk mund të përmbyllet shkaku i pandemisë koronavirus.
Barça është në krye të renditjes tabelore në La Liga siç qëndrojnë gjërat pas pezullimit të sezonit, prandaj mesfushori kroat beson se puna e ekipit të tij deri tani këtë sezon duhet të vlerësohet, transmeton Gazeta Express.
“Të gjithë ne duam të luajmë përsëri dhe ta fitojmë ligën duke fituar. Por po ashtu e kuptoj se, nëse nuk mund të luajmë, sezoni duhet të përfundojë”, tha Rakitic.
“Nëse ne jemi të parët në tabelë, atëherë ne duhet të jemi kampionë”, shtoi ai.
Lojtarët ka një muaj që stërvitin nëpër shtëpitë e veta përkatëse gjatë kohës së karantinës, por Rakitic thotë se po i mungojnë zakonet e përditshme.
“Kjo po më kushton shumë tashmë. Dua ta prek topin përsëri, ta ndiej barin dhe punën grupore. Dua ta vazhdoj punën me trajnerin e ri dhe stafin e tij dhe me bashkëlojtarët e mi”, theksoi ai.