Ylli i futbollit amerikan, Joshua Keith Palmer shfaqet me bluzën që mban simbolet e flamurit shqiptar

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Si duket kohëve të fundit, simboli i flamurit shqiptar, po kthehet në trend.

I pari që e nisi këtë trend ishte këngëtari i famshëm botëror Drake.

I cili në këngën e tij të fundit ku ja dedikoi një shqiptareje, u shfaq i veshur me një xhup ku në të ishte stampuar shqiponja dykrenare.

Tani një sportist i njohur në SHBA duke se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA. Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “fashion statement” apo e lidh diçka më shumë me Shqipërinë, ashtu si bashkatdhetari i tij kanadez Drake.

Të ngjashme