Ylli i Real Madridit: Është herët të flitet për largimin tim

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori defansiv i Real Madridit i huazuar në Chelsea, Mateo Kovacic, ka thënë se është ende shumë herët për të vendosur nëse dëshiron që në fund të këtij sezoni të transferohet përfundimisht nga Real Madridi.

Kroati ishte një nga shumë fytyrat e Santiago Bernabeut që vendosi të largohej në fund të sezonit të kaluar. Real Madridi arriti marrëveshje me Chelsean për ta marrë Kovacicin si huazim për këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka arritur ta nxjerrë më të mirën e Kovacicit duke i përdorur kualitetet e tij në mënyrë që ta përshtatë në mesfushë bashkë me francezin N’Golo Kante dhe italianin Jorginho.

Kovacici e ka pranuar se është duke e shijuar futbollin në Premierligës, megjithatë mendon se është shumë herët për të marrë një vendim nëse do të largohet përfundimisht nga Real Madridi për t’iu bashkuar Chelseat.

“Është ende shumë herët për këto pyetje, jam këtu dhe jam shumë i lumtur. Është mirë që po luaj rregullisht, jam pak i lodhur. Nuk jam mësuar të luaj tri apo katër ndeshje radhazi dhe këtu luhet futboll shumë i vështirë”, ka thënë Kovacic.

“Nuk mund të pushosh në asnjë ndeshje në ligë, kështu që kjo është pak e vështirë. Por, mua më pëlqen shumë kjo gjë. Ne kemi një skuadër të mrekullueshme, tifozë të mrekullueshëm dhe një qytet të bukur. Më pëlqen këtu shumë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme