Dani Carvajal është zotuar se do të rikthehet më i fortë se asnjëherë më parë nga lëndimi që e pësoi në fundjavë, si pasojë e të cilit do të mungojë rreth dy muaj.
Carvajal u lëndua në fitoren e Real Madridit 2:0 kundër Valencias të dielën në La Liga, duke u detyruar ta braktisë fushës pas vetëm 20 minutave lojë në stadiumin Alfredo di Stefano pasi e tërhoqi muskulin e kofshës së djathtë, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi spanjoll sapo ishte kthyer nga riaftësimi i një lëndimi tjetër.
“Të shtunën mbrëma u thashë bashkëlojtarëve se mezi prisja të rikthehesha për ta bërë atë që e dua. Pata punuar zellshëm në javët e kaluara”, tha Carvajal.
“Tani është koha të përballem me një tjetër lëndim dhe për ta nisur një numrin tjetër mbrapsht, për të qenë në gjendje të rikthehem dhe t’i përjetoj këto ndjesi të veçanta”, shtoi ai.
“Dua ta përçoj vetëm një mesazh: do të rikthehem më i fortë dhe më i mirë se kurrë më parë. Faleminderit për mesazhet tuaja”.
Ky është lëndimi i tretë që spanjolli e pëson këtë sezon.
Ai do të mungojë në disa ndeshje në ligë dhe në dy ndeshjet e Real Madridit kundër Atalantas në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.