Vijojnë ende flirtimet në distancë mes yllit të Real Madridit, Vinicius Jr dhe reperes shqiptare, Tayna.
Rreth 1 muaji më parë, futbollisti brazilian publikoi një video duke dëgjuar këngën “Sicko” të shqiptares, ndërkohë gjatë ditës së sotme, Vinicius i ka shkruar në “Insagram”, Taynës, teksa i kërkoi asaj një koncert në Brazil.
Teksa reperja u ka dhënë mundësinë fansave që ta pyesin për gjithçka që ata duan, duket se edhe ylli i Realit ka diçka për t’i thënë.
“Dua një shou në Brazil”, janë fjalët e Vinicius, ndërsa Tayna iu përgjigj: “Organizoje atëherë”.