Tifozët e futbollit kanë mbetur të habitur pasi është bërë e ditur se Daniel Carrico do të largohet nga Sevilla për t’iu bashkuar skuadrës kineze Wuhan Zall, në qytetin ku u shfaq koronavirusi, ka shkruar The Sun të enjten.
Mbi 2000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa qyteti i Wuhanit është ende i izoluar. Kjo megjithatë nuk ka penguar portugezin Carrico që t’i bashkohet ekipit të këtij qyteti.
Edicioni i ri i Superligës së Kinës në futboll është dashur të fillojë këtë muaj por të gjitha ndeshjet janë shtyrë për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit.
31-vjeçari nuk do të udhëtojë për në Kinë deri sa të stabilizohet gjendja lidhur me epideminë. Por ky fakt nuk ka ndalur tifozët që të bëjnë pyetje për transferimin e tij.
Njëri ka shkruar: “Paraja do të mbyt disa njerëz. Është e pakuptimtë të shkosh në Wuhan në këtë kohë”.
Carrico ka luajtur 167 ndeshje për Sevillan, duke përfshirë 12 këtë edicion. Ka një paraqitje për Portugalinë, transmeton Koha.net.