Ylli kërkon më shumë shkëlqim, synon edhe Hajrizin

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Pas angazhimit të Alban Veselit dhe interesimit për reprezentuesin tjetër të Kosovës, Gëzim Morina, skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e dëshiron në radhët e veta për pjesën e mbetur të këtij edicioni edhe Drilon Hajrizin, që jo shumë kohë më parë ishte ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.

Tek Ylli kanë konfirmuar negociatat me Hajrizin, i cili është lojtar i lirë dhe po shpresojnë që të arrihet marrëveshja sa më shpejtë, shkruan Koha Ditore.

Hajrizi 28-vjeçar, edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit nga Japonia, Kanazawa Samuraiz, por lëndimi bëri që ai të largohet për të nisur fazën e rikuperimit.

Hajrizi ka kohë që është rikuperuar dhe po stërvitet individualisht deri sa te gjejë angazhim. Ai është i interesuar të luajë jashtë kufinjëve, por nuk ka përjashtuar mundësinë që të mbetet në Kosovë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme