Barcelona është në kërkim të një anësori, i cili do të zëvendësonte Neymarin.
Ylli i PSG-së, Angel Di Maria është i gatshëm që të largohet nga Franca për t’u kthyer në La Liga, por kësaj radhe te Barcelona.
Argjentinasi ndjen se do të humbas vendin në skuadër me ardhjen e Neymar dhe beson se Barcelona do të ishte një opsion i mirë për të.
Di Maria dëshiron të luaj me Messin, me të cilin kuptohet shumë mirë te Kombëtarja e Argjentinës, shkruan Mundo Deportivo.
Edhe PSG besohet së është e gatshme ta lejojë Di Marian të largohet, në rast se transferohet Neymar.