Real MadridI nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Luka Modric në ndeshjen e parë të finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, e cila luhet të dielën në “Camp Nou”.
Modric nuk do të luajë pasi në vitin 2014, në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit, ishte ndëshkuar me karton të kuq, shkruan AS.
Kroati që nga ajo kohë nuk ka luajtur në Superkupën e Spanjës kështu që dënimi mbetet në fuqi.
Modric do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit e cila luhet me 16 gusht në “Santiago Bernabeu”.