Këngëtarja e njohur nga Yllka Kuqi ka nisur punën për realizimin e një projekti të ri muzikor.
Ajo ka përfunduar incizimin e këngës, gjersa këto ditë ka nisur edhe xhirimet e klipit.
https://instagram.com/p/BisQUnGHozs/?utm_source=ig_embed
Në një fotografi të hedhur në InstaStory, këngëtarja Gjakova u ka treguar fansave se si do të duket në klipin e saj të ri.
E veshur me një fustan të zi dhe me prerje anash, Yllka dukej mjaft tërheqëse dhe atraktive.
Nga fotografia vërehet se xhirimet e klipit janë kryer në një vend bregdetar, me çka mendohet se edhe kënga e re do të jetë me tematikë verore.
Edhe kësaj radhe, këngëtarja ia ka besuar dukjen bashkëpunëtorëve të saj të përhershëm: Sellma, Kaci dhe Valdrin Sahiti.
Kuqi është shumë aktive dhe e kërkuar edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore.