Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë vizituar tregun mobil në lagjen Dardania, konkretisht sheshin “Bill Clinton”.
I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se pjesë e 40 pikave kryesore e kësaj partie është bujqësia, e cila do të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti ka thënë se mbështetja e LVV-së për prodhimet vendore do të jetë në plan të parë.