Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin personal përmbi atë të qytetarëve.
Ai duke folur për Front Online tha se fushata në Maqedoninë e Veriut tregon papërgjegjësinë e qeverisë aktuale.
“Është e vërtetë që Kosova ka shumë çështje dhe për të cilat qeveria Kurti tash e më shumë se vjet nuk ka asnjë përgjigje. Fushata në Maqedoninë e Veriut nuk është pengesë e drejtpërdrejt për zgjidhjen e këtyre çështjeve në kuptimin e kohës e energjisë së shpenzuar. Por ajo qartazi flet për papërgjegjësinë e kësaj qeverie dhe faktin se si Kurti dhe të tjerët e shohin interesin partiak (e në rastin e Kurtit, interesin e kulluar personal) përmbi interesin kolektiv të qytetarëve të Kosovës dhe të Kosovës si shtet”, përfundoi Ymeri.