Ymeri premton përkrahje për Institutin e Onkologjisë

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 09:59 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vizituar Institutin e Onkologjisë, në kuadër të QKUK-së.

Ai u prit nga drejtori Ekrem Hyseni me bashkëpunëtorë, të cilët e njohën me kushtet në të cilat operon ky institut, raporton Ekonomia Online.

Ymeri ka bërë të ditur se ky institut ka nevojë për më shumë përkrahje nga shteti. Dhe se nën qeverisjen e VV-së do të ketë investime në sektorin e shëndetësisë, konkretisht në këtë institut, i cili ka një peshë dhe rëndësi mjaftë të madhe.

Drejtori Hyseni tha se jetike për këtë institut mbetet sistemi informativ, i cili sipas tij, do të ndihmojë institucionet shëndetësore të dinë saktë numrin e të prekurve nga sëmundjet malinje.

Të ngjashme