Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka reaguar lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj.
Me këtë rast Ymeri ka kërkuar hetimin e procesit nga shteti, si dhe vlerësimi i procesit të bëhet nga shteti zviceran që ka merita të mëdha në ndërtimin e noterisë në Kosovës.
“Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës, të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë.”
Numri dy i PSD-së ka thënë se rekrutimi i noterëve të ri po rrezikon të komprometohet.
“Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N).”
Ndër të tjera ai tha se pavarësia politike e noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial.
“Pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.”