Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, njëherësh kryetar i kësaj lëvizje në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka kërcënuar deputetët e Vetëvendosjes me vetëvrasje.
Ymeri tha se në kohën kur është hedhur gazi lotsjellës Veseli pati thënë se Vetëvendosje po e përjashton veten, ku pas kësaj futi sigurimin dhe i largoi nga salla, ndërsa tani që i kërcënoi VV-në me vetëvrasje, kush do të jetë ai agjent që do ta angazhoi Veseli.
“Ju jeni dëshmitarë kur muaj më parë në kohën e gazit Kadri Veseli na pati thënë se jeni duke e vet përjashtuar vetën, ndërsa më pas e futi sigurimin në sallë dhe na nxjerri jashtë. Po tani kënd do ta angazhoni për këtë vetëvrasje, kush do të jetë ai agjent. Çfarë vetëvrasje do të jetë, si ajo e Dino Hasanajt”, është shprehur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
“Pushka top ju bëftë”, u shpreh Ymeri