Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takim me udhëheqësin e këshillit të ministrave në Bosnje dhe Herzegovinë, Denis Zvizdiç ka thënë se qytetarët e Maqedonisë do të lëvizin vetëm me letërnjoftim drejt Bosnjes.
”Deri tani kemi pasur marrëveshje me disa shtete fqinje për lëvizje vetëm me letërnjoftim por tani kemi marrëveshje edhe me Bosnjen dhe Herzegovinën për lëvizje të lirë të qytetarëve të të dy shteteve” tha Zaev në konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër Zvizdiç e përshëndeti këtë marrëveshje dhe tha se janë të hapur për të zhvilluar turizmin, ekonominë dhe tregtinë mes dy shteteve.
Zaev gjithashtu ka folur për ligjin për gjuhët në Maqedoni duke thënë se i njejti do të sillet këtë javë.
”Të gjithë thanë atë çka duhet thënë për 10 muaj diskutim në Kuvend dhe jashtë. Do të sillet ky ligj këtë javë për të parë të gjithë se nuk dëmton askënd. Mesazhet që i thotë kryetari i opozitës maqedonase janë copy-paste nga udhëheqësia e kaluar, pra nga Gruevski. Me sjelljen e këtij ligji ne e përmbushim edhe detyrimin e fundit të Marrëveshjes së Ohrit” përfundoi Zaev.