Zafir Berisha: Do ta atakojmë papunësinë

Prizren | 14 Tet 2017 | 00:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zbutja e papunësisë, lirimi i pronave të uzurpuara në Prizren e projekte për rininë, ishin disa nga premtimet që kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, i bëri sonte në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Ai nga përkrahësit e Nismës në Prizren kërkoi që të jenë “ushtarë besnikë“.

“Nisma është shumë e gatshme të atakojë fenomenin e papunësisë përmes dy zonave industriale, në të cilën investitorët vendës dhe ndërkombëtarë do të vendosen pa asnjë kusht nga Komuna, pos me kushtin e vetëm që të punësojnë njerëz”, u shpreh Berisha.

“Unë, pjesë të platformës, kam një sërë projektesh për rininë. Gjithashtu, me shumë vendosmëri, ju them, se të gjitha pronat e uzurpuara nga njerëz të pushtetit do t’i lirojmë dhe do t’i bëjmë gjelbërim”.

“Kërkoj nga ju të jeni ushtarë besnikë të ekipit të Nismës në ditët në vijim deri më 22 tetor. Bashkëbisedoni me qytetarë të Ortokollit e të Prizrenit, e tregojuni se i vetmi ekip që punon për të mirë të qytetarëve është Nisma. Jam shumë i bindur se programi i Nismës social-demokrate do të jetë fitues më 22 tetor”.

E për t’i dhënë përkrahje Berishës kishte ardhur dhe kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj. Ai ftoi prizrenasit që ta votojnë Nismën dhe të ndihmojnë që të bëhet ndryshimi edhe në Prizren.

“Jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë gatishmëritë tonë në mbështetje të këtij ekipi i cili më shumë se kurrë i duhet Prizrenit. Ne nuk pretendojmë se jemi më të mirët, por jemi të bindur se kandidatët tanë për Asamble dhe për kryetar të Komunës janë oferta më e mirë dhe më e sigurt për Prizrenin”, u shpreh Limaj.

“Ju ftoj që këtë ndryshim ta ktheni në lëvizje qytetare. Këto struktura kanë nevojë për ndihmën e tuaj”, deklaroi Limaj.


Të ngjashme