Zaimi: Plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LVV-LDK, të bjerë në ujë

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Lëvizja nuk dëshiron krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit. Por, sipas tij, Lëvizja nuk mund të presë pafundësisht.

“Gjatë dy javëve në vijim Lëvizja do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në, që plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LV-LDK, të bjerë në ujë.

Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka shkruar Zaimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme