Vajza e Zaimina Vasjarit, Khloe, ka mbushur dy vjet dhe ka festuar në një festë super luksoze.
Në dyvjetorin e lindjes së vajzës, Zaimina i bën urimin më të mirë me fjalët më të bukura për të.
Ajo e cilësoi momentin e lindjes së vajzës si ditën më të bukur të jetës së saj dhe njëherësh si lindje për herë të dytë.
“Khloe im! Si sot para 2 vitesh ne orën 10:30 ne përqafuam për here te pare njëra tjetrën. Dita e lindjes tende është një lindje e dyte për mua. Ti me erdhe si dhurata me e bukur qe zoti me ka falur ne jete, ti solle një tjetër dimension dashurie qe ne momentin e pare kur erdhe ne gjoksin tim, moment te cilin kurrë nuk do ta harroj. Un dhe babi te duam çdo dite edhe me shume. Ti je fryma ime, ajri im pa te cilin nuk do jetoja dot. Dua te zgjohem çdo mëngjes dhe te ndjej aromën e gushës tende, te shoh buzëqeshjen tende te bukur dhe sytë e tu te jene gjithmonë te lumtur. Lutem për ty çdo dite dhe falënderoj zotin qe me zgjon çdo dite dhe te shoh ty. Te do Mami pa fund! Gëzuar ditëlindjen e vogla ime! Sonte do jetë mbrëmja jote ku do festosh si një Princeshe sepse KHLOE is TWO Sweet”, ka shkruar këngëtarja./ge