Zaimina punon si arkitekte në orët e vona

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 09:15 | Nga

Zaimina Vasjari njihet më shumë për publikun si këngëtare, ndërsa në profesionin e saj të vërtetë, ajo është krejt diçka tjetër.

Në vitin 2014, Vasjari përfundoi me sukses studimet në Fakultetin e Arkitekturës, nga ku kishte fituar një titull të ri.

Ndonëse nuk e kemi parë shpesh të merret me këtë profesion, ajo e praktikon atë herë pas here.

Së fundmi, Zaimina ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka bërë të ditur se ka punuar mbrëmjen e kaluar deri në orët e vona si arkitekte.

Ajo ka skicuar në monitor enterierin e dyqanit të saj më të ri, të cilin pret ta hapë së shpejti në Tiranë.

Ndryshe, sa i përket muzikës, ka kohë që ajo nuk ka sjellë në treg ndonjë projekt të ri muzikor, por është fokusuar më shumë kah biznesi dhe arkitektura.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme