Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka kohë që është tërhequr nga muzika.
Megjithëse, ajo po vazhdon të jetë më afër fansave përmes postimeve që bën në rrjete sociale.
Zeshkania së fundmi është duke shijuar pushimet bashkë me partnerin e saj, biznesmenin Klodian Asllani dhe dy fëmijët e tyre.
Teksa ndiqet nga afro 600 mijë njerëz në Instagram, ajo nuk ka ngurruar që të shfaqet në poza atraktive në këto të rejat.
Me një palë rroba banje të bardha e duke vënë në pah linjat e bujshme nga një jaht luksoz, 35-vjeçarja ka bërë që të marrë gjithë vëmendjen.
“Ditët në jaht”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente, duke qenë se shquhet për fizikun e tonifikuar.