Sulmuesi i Valencias, Simone Zaza, ka marrëveshje personale me Milanin, por klubi njëherë duhet ta shes Nikola Kaliniçin.
Rossonerët janë duke kërkuar sulmues, pasi Kaliniç ka dështuar pas kalimit nga Fiorentina.
Gazzetta dello Sport shkruan se klubi kuqezi ka marrëveshje me Zazan, për një kontratë prej katër vitesh me pagë 2.5 milionë euro.
Valencia e ka dhënë dritën e gjelbër për huazim me obligim blerje.
Për ta kryer këtë transferim klubi duhet ta shes Kaliniçin.
Atletico Madrid ka interesim për të, por palët janë larg nga oferta dhe kërkesa.
Milani është duke tentuar të bëjë disa blerje, por duhet të merret edhe më dënimet e shqiptuara nga UEFA.